
Në orën 22:00 do të luhet çerekfinalja e parë e Kampionatit Botëror, ku Franca do të përballet me Marokun në një duel që pritet të ofrojë spektakël dhe rivalitet të fortë.
Ata ishin përballë njëri-tjetrit edhe në gjysmëfinalet e Botërorit të kaluar, me francezët që ia dolën më pas të shkonin në finalen ndaj Argjentinës. Franca vjen me një formë mbresëlënëse edhe në këtë ndeshje me 11 fitore e 1 barazim në 12 sfidat e fundit zyrtare.
Të dyja kombëtaret disponojnë futbollistë të nivelit më të lartë, duke e bërë këtë përballje një nga më të shumëpriturat e fazës çerekfinale. Maroku ka qenë një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni, duke u shndërruar në skuadrën afrikane me paraqitjen më bindëse në turne.
Nga ana tjetër, Franca hyn në këtë sfidë si një prej favoriteve kryesore për fitimin e trofeut, me synimin për të vazhduar rrugëtimin drejt finales.
Trajnerët kanë bërë vetëm disa ndryshime në formacionet titullare. Te Franca, Dezajër Due e nis sfidën nga minuta e parë, ndërsa Bredli Barkola është lënë në stol. Ndërkohë, te Maroku mungon në formacionin startues Saibari, një prej lojtarëve më të rrezikshëm të skuadrës.
Formacionet zyrtare
Franca: Menjo; Kunde, Upamekano, Saliba, Dinje; Kone, Rabio; Dembele, Olize, Due; Mbape.
Trajner: Didier Deshamp.
Maroku: Bono; Salah-Edine, Mazraui, Diop, Hakimi; Ajnaui, Buadi; Kanus, Ounahi, Talbi; Diaz.
Trajner: M. Ouahbi.

Lini një Përgjigje