TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Korrik 2026, 20:38

I riu në ditën e 40-të të protestës: Rininë po e vret mungesa e besimit, mos u dorëzoni

Shkruar nga Pamfleti

I riu në ditën e 40-të të protestës: Rininë po e

Protesta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 40-të, ndërsa qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në Sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë, ku po vijon tubimi kundër kryeministrit Edi Rama dhe kastës politike.

Një i ri foli për sfidat me të cilat përballet brezi i tij, duke theksuar se mungesa e besimit te shteti dhe mungesa e perspektivës po i shtyjnë të rinjtë të largohen nga vendi.

"Rininë po e vret mungesa e besimit për një të ardhme më të mirë në vend", tha ai.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos heqin dorë nga protesta dhe të qëndrojnë të bashkuar deri në realizimin e kërkesave të tyre.

"Nuk jemi vetëm. Ka shumë shqiptarë që duan që kushtet të jenë më të mira, që të jetojmë në një Shqipëri më të mirë. Dhe nëse ka padrejtësi në Shqipëri, të dalim të gjithë bashkë të protestojmë. Mungesa e besimit te shteti... shqiptarët janë të lodhur. Nëse ne do të mendonim që Shqipëria është një vend i pakorruptuar, shumë do të jetonin këtu," deklaroi ai.

Edhe në ditën e 40-të, protestuesit kanë përsëritur kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e kastës politike dhe ndërtimin e një sistemi që, sipas tyre, garanton më shumë drejtësi, barazi dhe mundësi për qytetarët. Tubimi para Kryeministrisë pritet të pasohet edhe sot nga marshimi në rrugët e kryeqytetit, në vijim të protestave të përditshme që kanë hyrë tashmë në javën e gjashtë.

Lini një Përgjigje