TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2026, 21:08

Ndryshe nga Starmer, Meloni e merr me vete në Itali revolverin e Erdoganit

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshe nga Starmer, Meloni e merr me vete në Itali revolverin e Erdoganit
Erdogan-Meloni

Samiti i NATO-s në Ankara, i cili u mbyll dje dhe kishte në fokus rritjen e shpenzimeve ushtarake të vendeve aleate, u shoqërua edhe me një dhuratë të pazakontë nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Siç është raportuar edhe më herët, Erdogan u dhuroi liderëve pjesëmarrës një revolver me emrin e secilit të gdhendur dhe një kuti me municion. Sipas kryeministrit britanik Keir Starmer, presidenti turk kishte bashkëngjitur edhe një dokument që përjashtonte armët nga kontrollet doganore për eksportin nga Turqia.

Starmer, i cili foli me gazetarët gjatë fluturimit të kthimit në Londër, tha se vendosi ta linte revolverin në Turqi, pasi futja e tij në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e paligjshme.

Ndryshe veproi kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila e solli armën në Itali.

Sipas burimeve qeveritare italiane, transporti u krye duke ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara. Revolveri u mor në dorëzim nga personel i autorizuar për trajtimin e armëve dhe, pas mbërritjes në Itali, u nisën procedurat për regjistrimin e tij.

Më pas arma u regjistrua në Palazzo Chigi, siç ndodh me të gjitha dhuratat zyrtare që merr kryeministri italian, duke u bërë pjesë e inventarit të Presidencës së Këshillit të Ministrave.

Edhe në këtë rast, transporti u bë i mundur falë dokumentit të lëshuar nga autoritetet turke për nxjerrjen e armës nga vendi.

 

erdogan meloni

Lini një Përgjigje