TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 17:28

Këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen miliona lekë; ekzekutohen 11 masa sigurie

Shkruar nga Pamfleti

Këmbim valutor pa licencë, sekuestrohen miliona lekë; ekzekutohen

Katër persona janë vënë në arrest shtëpie, ndërsa ndaj 7 të tjerëve është ekzekutuar masa detyrim paraqitje pasi punonin dhe administronin 6 pika këmbimi valutor që operonin pa licencën përkatëse.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8.808.000 lekë, 118.425 euro, 7.390 dollarë amerikanë, 665 paund britanikë, 110 franga zvicerane, si dhe 12 telefona celularë, 4 pajisje DVR, 2 USB dhe 1 laptop.

DVP Berat/ Nga Seksioni për Hetimin e  Krimeve ekonomiko-financiare, nën drejtimin e Prokurorisë Berat u ekzekutuan 11 masa sigurie.

4 masa sigurie "Arrest në shtëpi" dhe 7 masa sigurie "Detyrimi për t'u paraqitur në Policinë Gjyqësore" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit".

Gjatë hetimeve ka rezultuar se në 6 subjekte për transferta parash, në Berat, Kuçovë, Skrapar dhe Dimal, të cilat administroheshin dhe kishin të punësuar këta shtetas, kryhej këmbim valutor, pa qenë pajisur me licencën e nevojshme sipas ligjit.

Nga kontrollet në këto subjekte, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale: 8 808 000 lekë, 118 425 euro, 7390 dollarë amerikanë, 665 paunde, 110 franga, 12 celularë, 4 DVR, 2 USB dhe 1 laptop.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, thuhet në njoftimin e policisë.

arrestimi këmbim valutor.

Lini një Përgjigje