Greqia nuk aspak dakort me vendimin e Shtetet e Bashkuara që janë në prag të një marrëveshje me Turqinë për shitjen e avionëve luftarakë F-35.
Sipas ministrit të Mbrojtjes greke, Nikos Dendias, SHBA duhet të pyesin vetën nëse është në interesin e tyre kjo marrëveshje me Erdogan.
“Më lejoni të jem i sinqertë. Greqia nuk është e lumtur që Turqia të marrë F-35, Greqia nuk është e kënaqur që Turqia të marrë motorë për një avion të gjeneratës së re. Dhe qasja jonë e përgjithshme ndaj kësaj është se ne nuk duhet të gjykojmë se çfarë po bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kujt po ia shesin. Kjo është punë e qeverisë amerikane. Ne po bëjmë vetëm një pyetje: A është në interesin e vërtetë të SHBA-së, po apo jo?
Është e sigurt se për qeverinë amerikane, NATO dhe veçanërisht stabiliteti në Mesdheun Lindor është thelbësor. Pra, t’i japësh një platformë një vendi në Mesdheun Lindor pa kushtin se kjo nuk mund të përdoret kundër një anëtari tjetër aleat, a është në interes të SHBA-së apo jo?” tha Dendias në një konferencë të 'The Economist' në Athinë.
Në prag të takimit të NATO-s në Ankara, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte sugjeruar se mund të hiqte sanksionet e vendosura ndaj Turqisë për të lehtësuar shitjen e avionëve.
Interesi i Turqisë për të blerë F-35 përballet me pengesa ligjore si rezultat i blerjes nga Ankaraja të sistemit raketor S-400 të prodhuar në Rusi. Kongresi miratoi një ligj që ndalon çdo shitje të F-35 në Turqi për sa kohë që Ankaraja mban S-400, duke thënë se sistemi rus përbën një rrezik sigurie për avionët luftarakë të prodhuar në SHBA.
Duke folur me gazetarët në samitin e liderëve të NATO-s në Ankara, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shmangu komentimin e drejtpërdrejtë mbi deklaratat e Trump, por theksoi se uniteti i NATO-s varet nga respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe konsiderimi i interesave të të gjithë anëtarëve.
Ndërkohë presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara, nga një revolver të personalizuar me emrin e secilit prej tyre.
Revolveri ka mekanizëm me veprim të dyfishtë dhe është ndërtuar prej çeliku të farkëtuar.
Megjithatë, kjo dhuratë krijoi ngatërresa ligjore për disa. Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, deklaroi se u detyrua ta çaktivizonte armën dhe ta linte në Ankara, pasi ligjet e rrepta britanike ndalonin futjen e saj në avionin qeveritar. Ky gjest ndryshon plotësisht nga tradita e samiteve të kaluara, ku dhuratat kanë qenë më konvencionale, si vodka me mjaltë dhe çokollata në Poloni (2016), ose uiski, waffles dhe çorape leshi në Uells (2014).
Lini një Përgjigje