TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 13:12

Iu sekuestrua arsenal armësh dhe silenciatorë, Prokuroria dërgon në gjyq 38-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
Iu sekuestrua arsenal armësh dhe silenciatorë, Prokuroria dërgon
Iu sekuestrua arsenal armësh dhe silenciatorë

Gjatë hetimeve u gjetën 13 armë zjarri, qindra fishekë, krehëra dhe pajisje për zbutjen e zhurmës së armëve. Prokuroria po heton veçmas dyshimet për shitje të paligjshme të një pjese të arsenalit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 38-vjeçarin Milasim Ramaj, i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278, paragrafi 6, i Kodit Penal.

Sipas Prokurorisë, nga hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr. 1586 të vitit 2025 rezultoi se i pandehuri, ndërsa drejtonte automjetin e tij, mbante një armë zjarri tip pistoletë dhe 50 fishekë.

Hetimet vijuan me kontrolle në ambiente të përdorura prej tij, ku u sekuestruan edhe 12 armë të tjera zjarri. Bëhet fjalë për 10 automatikë model 56, një armë automatike të tipit “Skorpion” dhe një pistoletë, të cilat, sipas ekspertimit teknik-balistik, ishin të gjitha në gjendje funksionale.

Po ashtu, gjatë operacionit u sekuestruan 465 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 14 krehëra për automatikë, pushkë dhe pistoleta, si edhe dy pajisje për zbutjen e zhurmës së armëve, të njohura si silenciatorë.

Sipas akteve të ekspertimit teknik-balistik, të gjitha armët dhe municionet e sekuestruara rezultuan në gjendje të rregullt teknike dhe të afta për qitje.

Prokuroria bën me dije se hetimet kanë evidentuar edhe të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e armëve mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme. Kjo pjesë e çështjes po hetohet në një procedim penal të ndarë.

Iu sekuestrua arsenal armësh dhe silenciatorë, Prokuroria dërgon

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.R, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, paragrafi 6, i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.1586, të vitit 2025, rezultoi se, i pandehuri M.R., gjatë kohës që ishte në drejtimin e automjetit mbante 1 armë zjarri tip pistoletë, së bashku me 50 fishekë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe kontrolleve të ushtruara në ambiente të përdorura prej tij, u sekuestruan po ashtu 12 armë të tjera zjarri, përkatësisht 10 automatikë model 56, 1 armë automatike e tipit “Skorpion” dhe 1 pistoletë, të gjitha në gjendje funksionale sipas ekspertimit teknik-balistik.

Gjithashtu, janë sekuestruan 465 fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 14 krehëra armësh për automatikë, pushkë dhe pistoleta, si dhe 2 pajisje për zbutjen e zhurmës së armëve (“silenciatorë”).

Në bazë të akteve të ekspertimit teknik-balistik, të gjitha armët dhe municionet e sekuestruara rezultuan në gjendje të rregullt teknike dhe të afta për qitje. Hetimet evidentuan gjithashtu të dhëna që krijojnë dyshime se një pjesë e armëve mbahej me qëllim shitjen e tyre në mënyrë të paligjshme, faktet këto që janë objekt hetimi në një procedim penal të ndarë.

Prokuroria Fier mbetet e angazhuar në goditjen e çdo forme të kriminalitetit që cenon rendin dhe sigurinë publike, veçanërisht të veprave penale që lidhen me armëmbajtjen pa leje, prodhimin dhe tregtimin e paligjshëm të armëve e municioneve.

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, Prokuroria do të vijojë të ushtrojë me vendosmëri kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore për identifikimin, hetimin dhe ndjekjen penale të autorëve të këtyre veprave, me qëllim garantimin e rendit publik, rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe forcimin e besimit të publikut te drejtësia.

Lini një Përgjigje