TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Korrik 2026, 13:39

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, burri vret gruan

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, burri vret gruan

Krim në familje në Shkodër, burri vret me armë bashkëshorten e tij. Arrestohet nga policia.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën. Raportohet se një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj, ndërsa ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Unazës Perëndimore të qyteti, në lagjen “Mark Lula”.

Viktima është 54-vjeçarja Bardhe Ziçi, e cila dyshohet se u qëllua për vdekje me çifte në derën e banesës nga bashkëshorti i saj, 64-vjeçari Shtjefën Ziçi.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është arrestuar menjëherë nga focat e policisë, të cilët ndërhynë menjëherë pas marrjes së njoftimit për krimin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në vrasjen e gruas.

"Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi", njoftoi policia.

policia te shtena cifte vrasje shkoder

Lini një Përgjigje