TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Korrik 2026, 11:00

I akuzuar për sulmin ndaj gazetarit investigativ, flet biznesmeni: Nuk isha unë

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për sulmin ndaj gazetarit investigativ, flet biznesmeni: Nuk isha

Biznesmeni italian Valter Lavitola, i akuzuar nga Prokuroria e Romës se ka porositur sulmin ndaj gazetarit investigativ Sigfrido Ranucci, ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje gjatë dëshmisë së tij para prokurorëve.

"Nuk isha unë, nuk e di kush mund të ketë qenë dhe nuk kam asnjë ide për motivin", deklaroi Lavitola, duke hedhur poshtë akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Ai u shpreh gjithashtu se ishte "i shokuar" nga pretendimet e prokurorisë, duke theksuar se me gazetarin Ranucci ka një marrëdhënie që e cilësoi si vëllazërore.

Sa i përket pranisë së tij pranë vendit ku ndodhi sulmi rreth një muaj para shpërthimit, Lavitola deklaroi se e vizitonte shpesh gazetarin, ndaj prania e tij në zonë nuk lidhej me ngjarjen.

Biznesmeni komentoi edhe mbi rolin e pretenduar të kamerierit Gomes Clesio Tavares, i cili dyshohet si ndërmjetës në çështje. Sipas tij, ai nuk e ka dërguar në Kamerun.

"Ai është shpesh atje dhe kjo është e qartë nga pasaporta e tij. Ai tani është në vendin e tij të lindjes për një marrëveshje krediti karboni", u shpreh Lavitola.

Ngjarja ndodhi në tetor të vitit të kaluar, kur një bombë e improvizuar shpërtheu pranë banesës së gazetarit Sigfrido Ranucci në Campo Ascolano, pranë Romës. Si pasojë e shpërthimit u shkatërruan dy automjetet e tij të parkuara dhe u dëmtua porta hyrëse e banesës. Fatmirësisht, nga sulmi nuk pati persona të lënduar.

biznesmeni italian valter lavitola sigfrido ranucci

Lini një Përgjigje