Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani ka kontaktuar së fundmi SHBA-në dhe ka shprehur dëshirën për të arritur një marrëveshje.
Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, gjatë kthimit nga samiti i NATO-s në Ankara, Trump tha se: "Ata telefonuan pak më parë. Ata duan shumë të bëjnë një marrëveshje".
Komentet e presidentit amerikan vijnë pasi ushtria amerikane goditi më shumë se 90 objektiva në Iran mbrëmjen e kaluar. I pyetur për sulmet, Trump u përgjigj se: "Ishte vërtet hakmarrje".
Gjatë kthimit në SHBA, Trump bëri një ndalesë të shkurtër në Mbretërinë e Bashkuar, ku ndërroi avion në bazën ajrore RAF Mildenhall në Suffolk, për të vazhduar më pas udhëtimin me Air Force One të ri që i ishte dhënë nga Katari.
Presidenti amerikan mohoi se ndalesa kishte lidhje me çështje sigurie. I pyetur nga gazetarët nëse ishte në dijeni të kërcënimeve të besueshme ndaj avionit, ai u shpreh: "Kam një kërcënim gjatë gjithë kohës. Jam numri një në listën e tyre".
Lini një Përgjigje