TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 22:43

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e Kanye West; administrata dhe nxënësit me detyrim në koncert

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e
Rama & West, foto e krijuar me AI

Qeveria po u shpërndan biletat nxënësve dhe administratës...

Skandali i 4 milionë eurove të dhëna nga qeveria për koncertin e Kanye West duket se po merr përmasa edhe më të mëdha.

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama pranoi se shteti ndërhyri me 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit për të shmangur anulimin e koncertit, po shtohen raportimet se organizatorët po përpiqen të mbushin stadiumin duke shpërndarë bileta falas në shkolla dhe administratën publike.

Sipas raportimeve të Monitor, deri në fund të muajit maj ishin shitur rreth 25 mijë bileta, ndërsa arena e ngritur në Kashar ka një kapacitet dyfish, çka ngriti pikëpyetje serioze mbi interesin real për eventin.

Dyshimet janë se ndërhyrja financiare e qeverisë nuk ka shërbyer vetëm për të garantuar zhvillimin e koncertit, por edhe për të mbuluar gropën e krijuar nga biletat e pashitura.

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e

Ndërkohë, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë denoncime dhe mesazhe, sipas të cilave bileta falas po u shpërndahen nxënësve të shkollave me argumentin e "vlerësimit të nxënësve të dalluar". Në raste të tjera, punonjës të administratës publike pretendojnë se janë njoftuar për "lotari" apo shpërndarje falas të biletave.

Po ashtu, sipas denoncimeve të publikuara online, janë bërë përpjekje që bileta të ofrohen edhe për persona me ndikim në rrjetet sociale, në kuadër të bashkëpunimeve promocionale për eventin.

Nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, atëherë lind një pyetje e madhe: a po përdoret administrata publike dhe sistemi arsimor për të mbushur një koncert privat, pasi shteti ndërhyri me miliona euro për ta shpëtuar?

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e

Polemikat janë shtuar edhe më shumë pasi vetë qeveria, deri pak javë më parë, këmbëngulte se koncerti ishte një nismë tërësisht private dhe se nuk do të angazhohej asnjë fond publik. Vetëm në momentin e fundit, kryeministri Edi Rama pranoi se nga fondi rezervë i shtetit u akorduan 4 milionë euro, duke argumentuar se anulimi i koncertit do të dëmtonte imazhin e Shqipërisë.

Thellohet skandali, qeveria dha 4 mln euro për të blerë biletat e

Për këtë çështje ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i cili akuzon qeverinë se po përdor nxënësit për të mbuluar dështimin e organizimit.

"Pas fasadës me 'nxënës të shkëlqyer e me arritje' fshihet një zbrazëti në sallë që duhet mbushur duke përdorur shkollat. Kjo sepse Rama ka qenë njeri i fasadave dhe i tillë mbeti. Nxënësit e shkëlqyer kanë nevojë për mbështetje financiare nga shteti, jo të përdoren si mbushës për ahengje private. Fondi rezervë nuk u prek për të shpëtuar jetë te Onkologjiku, nuk u përdor për të blerë barnat që mungojnë dhe as për të ndihmuar talentet e vendit. U përdor për të mbushur xhepat e një privati", deklaroi Noka.

 

west rama

Lini një Përgjigje