Ballkani e ka nisur me një barazim pa gola rrugëtimin në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi mbylli në shifrat 0-0 përballjen në transfertë ndaj Konah's Kuaj Nomads në Uells.
Skuadra kosovare zhvilloi një paraqitje pozitive, duke kontrolluar pjesën më të madhe të lojës dhe duke krijuar më shumë raste në sulm. Megjithatë, futbollistët e Ballkanit nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara, duke lënë të paprekur rezultatin deri në vërshëllimën e fundit.
Me këtë barazim, çështja e kualifikimit mbetet plotësisht e hapur dhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme. Ballkani do të ketë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve të tij, me synimin për të siguruar kalimin në raundin e dytë të kompeticionit.
Lini një Përgjigje