TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 22:50

“Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan”, Karamuço: Nuk e di a do e lejojnë ta sjellë në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
“Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan”,
Ervin Karamuço dhe Edi Rama

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayp Erdogan u ka dhuruar liderëve pjesëmarrës në Samitin e NATO-s në Ankara nga një pistoletë të personalizuar me emrin e secilit, e shoqëruar edhe me municion.

Sipas Karamuços, një dhuratë e tillë i është bërë edhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë se si do të procedohet me transportimin e saj drejt Shqipërisë, për shkak të rregullave që lidhen me armët e zjarrit dhe municionin.

“Sot një nga gjërat që promovoi Ankaraja janë dhuratat që iu dhanë liderëve kur u larguan, janë pistoletat. Presidenti Erdogan u shpërndau liderëve botërorë nga një pistoletë të personalizuar me emrat e tyre dhe me plumba të vërtetë. Mesazhin nuk e di, se nuk jam i fushës, mesazhin politik s’e jap dot. Janë prodhime shumë elitare, armë zjarri luftarake të vërteta, Çanik, me plumba të vërtetë, e futur në një valixhe të vogël të personalizuar me emrin e çdo lideri. Ka marrë edhe kryeministri ynë.

Nuk e di a do ta sjellë apo jo në Shqipëri, se ka disa ligje se si funksionon kjo edhe në legjislacionin ndërkombëtar. Plumbat janë pjesë e setit. Për shembull, kryeministri britanik nuk ka pranuar ta marrë me vete, e ka lënë në ambasadë për të respektuar ligjet për armët e zjarrit, por do ta marrë në një rrugë tjetër”, tha Karamuço në emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”

rama karammuço armë

Lini një Përgjigje