TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2026, 20:15

Ndryshim i papritur për Mario Mitajn, mbrojtësi i kombëtares me trajner të “panjohur” te skuadra milionere

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshim i papritur për Mario Mitajn, mbrojtësi i kombëtares me
Mario Mitaj

Mario Mitaj ka mësuar sot emrin e trajnerit të ri që do të drejtojë Al Itihadin në kampionatin saudit. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të ketë një tjetër drejtues në stol, pasi në pak më shumë se dy vite te klubi arab ka punuar me një trajner argjentinas, një francez dhe një portugez.

Këtë herë, Mitaj do të udhëhiqet nga një teknik gjerman. Ndryshe nga vitet e fundit, kur Al Itihadi kishte në pankinë emra të njohur si Marselo Gajardo, Loran Blank apo Serxho Konseisao, klubi ka zgjedhur një profil më pak të bujshëm.

Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Jens Vising, i cili është emëruar trajneri i ri i skuadrës saudite. Ky vendim tregon edhe ndryshimin e qasjes së klubit, i cili nuk po ndjek më politikën e shpenzimeve të mëdha për afrimin e emrave të mëdhenj në futbollin botëror.

Vising ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës si zëvendëstrajner në klube të njohura si PSV, Benfika dhe Salcburg, përpara se në fillim të këtij viti të merrte drejtimin e Gamba Osakës në Japoni.

Tashmë, ai nis aventurën e re te Al Itihadi me objektivin për ta mbajtur skuadrën në nivele konkurruese, edhe pse klubi pritet të përballet me largime të disa prej yjeve të tij gjatë merkatos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by نادي الاتحاد السعودي (@ittihadclub.sa)

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares al itihad jens vising

Lini një Përgjigje