Futbolli i Afrikës së Jugut është në zi pas ndarjes nga jeta të Xhejdën Adams. Lajmi tragjik u konfirmua nga familja e ish-mesfushorit 25-vjeçar, ndërsa mediat vendase raportojnë se ai dyshohet se i ka dhënë fund jetës pas një periudhe të vështirë me depresionin.
Adams ishte pjesë e përfaqësueses së Afrikës së Jugut në Kupën e Botës, ku u aktivizua në tre ndeshje. Në total, ai regjistroi nëntë paraqitje me kombëtaren dhe realizoi një gol.
25-vjeçari njihej edhe për lidhjen e tij me futbollistin e Partizanit, Rouen Human, me të cilin kishte kontakte edhe në rrjetet sociale. Të dy janë bashkëmoshatarë, janë grumbulluar më parë nga kombëtarja e Afrikës së Jugut dhe janë përballur disa herë me njëri-tjetrin në kampionatin vendas.
Vdekja e Adams ka tronditur botën e futbollit afrikan, ndërsa mesazhet e ngushëllimit nga ish-shokë skuadre, klube dhe tifozë kanë nisur të mbërrijnë menjëherë pas publikimit të lajmit.
Lini një Përgjigje