E ardhmja e Armando Brojës vazhdon të mbetet e paqartë, ndërsa emri i sulmuesit të Kombëtares shqiptare është lidhur sërish me një transferim te Beshiktashi.
Sipas raportimeve të merkatos, trajnerit të ri të klubit turk, Vinçenzo Italiano, i është paraqitur një raport mbi 23-vjeçarin, por tekniku italian nuk e ka konsideruar atë si një alternativë për repartin ofensiv.
Arsyet e refuzimit lidhen me mungesën e vazhdimësisë në aktivizim, vështirësinë për t'u konsoliduar te skuadrat ku ka luajtur, si edhe historikun e shpeshtë të dëmtimeve, faktorë që kanë bërë që Broja të mos jetë në planet aktuale të Beshiktashit.
Megjithatë, interesi për sulmuesin shqiptar nuk ka munguar, me disa klube italiane që vazhdojnë ta ndjekin situatën e tij.
Ndërkohë, është e qartë se Broja nuk bën pjesë në planet e Bërnlit. Pas një sezoni shumë të vështirë për klubin anglez, që u mbyll me rënien nga Premier League, sulmuesi shqiptar arriti të realizojë vetëm një gol gjatë gjithë edicionit.
Lini një Përgjigje