TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2026, 15:58

Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta mesfushori 25-vjeçar që luajti në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta mesfushori 25-vjeçar
Mesfushori i Afrikës, Xhejdën Adams

Futbolli i Afrikës së Jugut është tronditur nga raportimet për ndarjen nga jeta të mesfushorit Xhejdën Adams, vetëm 25 vjeç. Lajmi u bë publik fillimisht nga media sportive “Soccer Laduma”, e cila bëri të ditur se përfaqësuesit dhe menaxheri i futbollistit kanë konfirmuar ngjarjen, ndërsa ende pritet një reagim zyrtar nga autoritetet dhe klubi.

Detajet rreth vdekjes së Adams mbeten ende të paqarta. Ekipi ynë ka folur me përfaqësuesit e lojtarit dhe kujdestarin e tij, të cilët konfirmuan lajmin tragjik”, shkruan “Soccer Laduma”.

Nëse konfirmohet zyrtarisht, kjo humbje vjen vetëm pak ditë pasi Adams ishte një nga figurat më të rëndësishme të kombëtares së Afrikës së Jugut në Kupën e Botës. Me paraqitjet e tij, ai kontribuoi që kombëtarja të shkruante historinë, duke u bërë ekipi i parë i vendit që arrin në fazën me eliminim direkt të një Botërori.

Lajmin e rëndë e konfirmoi edhe mentori i tij, Brendin Xhonson, i cili kërkoi respekt për privatësinë e familjes në këto momente të vështira.

Në këtë moment gjithçka është ende shumë e freskët. Familja nuk dëshiron të kontaktohet. Kjo humbje na ka tronditur të gjithëve. Kisha folur me të të enjten dhe ishte shumë optimist për rikthimin pas Kupës së Botës. Askush nuk e priste këtë”, u shpreh Xhonson për “Soccer Laduma”.

Historia bëhet edhe më prekëse pasi Adams kishte kaluar një tjetër dramë personale gjatë Botërorit. Sipas ish-kapitenit të Afrikës së Jugut, Doktor Kumalo, mesfushori kishte marrë lajmin për ndarjen nga jeta të gjyshes vetëm pak orë përpara ndeshjes së fazës së grupeve ndaj Çekisë, më 18 qershor në Atlanta.

Megjithatë, ai vendosi të zbriste në fushë dhe ndihmoi skuadrën të siguronte barazimin 1-1, rezultat që mbajti gjallë shpresat për kualifikim. Më pas, Afrika e Jugut arriti një fitore historike ndaj Koresë së Jugut, duke u renditur e dyta në Grupin A dhe duke siguruar për herë të parë një vend në fazën me eliminim direkt, ku u përball me Kanadanë.

Doktor Kumalo e cilësoi Adams si një futbollist me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, që vazhdoi të jepte maksimumin për ekipin edhe në një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

Deri në këto momente, shkaqet e vdekjes së 25-vjeçarit nuk janë bërë publike, ndërsa pritet reagimi zyrtar i klubit të tij, Mamelodi Sandauns, si edhe i Federatës së Futbollit të Afrikës së Jugut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DNA da Bomber (@dnadabomber)

xhejdën adams mesfushori i afrikës

Lini një Përgjigje