E ardhmja e Nelson Vajper mund të jetë larg Maincit. Sulmuesi 21-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e kampionëve të Austrisë, Shturm Grac, që sipas raportimeve të fundit synojnë ta transferojnë gjatë kësaj merkato vere.
Megjithatë, një marrëveshje nuk pritet të jetë e lehtë. Vajper është i lidhur me Maincin me kontratë deri në verën e vitit 2029, ndërsa vlera e tij aktuale në "Transfermarkt" llogaritet rreth 7 milionë euro.
Burimet bëjnë të ditur se Mainci është i gatshëm të dëgjojë oferta dhe të negociojë, por vendimi përfundimtar do të varet edhe nga vetë lojtari, i cili duhet të japë miratimin për një transferim të mundshëm.
Kujtojmë se emri i Nelson Vajper është përmendur edhe në lidhje me Kombëtaren shqiptare, e cila ka shfaqur interes për ta bindur sulmuesin të zgjedhë fanellën kuqezi në të ardhmen.
Lini një Përgjigje