TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2026, 22:04

Vrasja në Vorë, publikohet fotoja e 50-vjeçarit që u qëllua me plumb në shpinë

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja në Vorë, publikohet fotoja e 50-vjeçarit që u
Edmond (Ali) Sula

Personi në foto është 50-vjeçari Edmond (Ali) Sula, viktima e atentatit me armë zjarri të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Bërxullë të Vorës.

Sipas të dhënave paraprake, pasi parkoi automjetin e tij dhe po i drejtohej banesës, Sula është qëlluar nga një distancë e konsiderueshme. Ai është goditur me një plumb në shpinë, duke humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Nga informacionet e deritanishme, dyshohet se autori, i cili ende nuk është identifikuar, ka lëvizur me automjet dhe ka qëlluar viktimën nga një distancë rreth 50 metra, nga një fushë përballë banesës së tij. Më pas ai është larguar nga vendngjarja.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Edmond Sula njihej si një person me konflikte në zonë dhe merrej me shitblerje pronash. Për këtë arsye, një konflikt i mundshëm që lidhet me pronat është ndër pistat kryesore që po hetohet nga policia. Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë as pista të tjera që lidhen me konfliktet e mundshme të viktimës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar prova që pritet t'i shërbejnë hetimit.

vorë foto vrasja

Lini një Përgjigje