TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2026, 21:25

Sherr me sende të forta te Syri i Kaltër, arrestohet 43-vjeçari 

Shkruar nga Pamfleti
Sherr me sende të forta te Syri i Kaltër, arrestohet
Foto ilustruese

Konflikti nisi pas një debati për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete me qira.

Një konflikt i ndodhur mesditën e së dielës në parkimin e zonës turistike të Syrit të Kaltër ka përfunduar me një person të arrestuar dhe tre të tjerë të proceduar penalisht.

Sipas Policisë së Sarandës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, pas një debati për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete të marrë me qira për lëvizje brenda parkut.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Kamëz, dyshohet se ka goditur me sende të forta administratorin e subjektit, A. L., 27 vjeç, duke i shkaktuar fraktura. I plagosuri mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Ndërkohë, vëllai i tij 45-vjeçar, shtetasi S. Ç. dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Policia e Sarandës vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e secilit prej personave të përfshirë.

sherr me sende të forta

Lini një Përgjigje