TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2026, 22:40

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 44 e protestës, qytetarët paralajmërojnë: Revolta vazhdon pa ndalim

Shkruar nga Pamfleti
“Nesër më shumë!”/ Mbyllet dita e 44 e
Mbyllet protesta

Është mbyllur mbrëmjen e sotme dita e 44-t e protestës qytetare, e cila prej më shumë se një muaji ka mbajtur çdo ditë mijëra qytetarë në rrugët e Tiranës, në atë që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec dhe u shndërrua në një revoltë kundër qeverisë së Edi Ramës dhe gjithë klasës politike.

Pasi marshuan në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe përgjatë bulevardit “Gjergj Fishta”, protestuesit u rikthyen sërish aty ku kishte nisur tubimi, përpara godinës së Kryeministrisë, duke mbyllur edhe ditën e 44-t të qëndresës.

Pas fjalimeve të aktivistëve dhe qytetarëve, sheshi u mbush edhe një herë me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Lironi çunat” dhe “Revolucion”, ndërsa në fund të tubimit protestuesit dhanë mesazhin se lëvizja nuk do të ndalet.

Në mbyllje të protestës, mijëra qytetarë brohoritën njëzëri “Nesër më shumë!”, duke paralajmëruar rikthimin në shesh edhe ditën e nesërme, me synimin për ta zgjeruar më tej pjesëmarrjen.

Gjatë tubimit të sotëm, organizatorët deklaruan se protesta do të vijojë gjatë gjithë verës, pa asnjë ndërprerje, deri në muajin shtator, duke ftuar qytetarët dhe diasporën të vazhdojnë të jenë pjesë e qëndresës.

Me këtë mesazh u mbyll dita e 44-t e protestës, ndërsa qytetarët lanë takim për mbrëmjen e së nesërmes, duke premtuar se revolta do të vazhdojë derisa, sipas tyre, të realizohen kërkesat e saj.

protesta

Lini një Përgjigje