TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Korrik 2026, 21:47

"Ndalu", aktivisti përplaset me Sara Milën: 4.2 mln euro për një këngëtar fashist rast unik, ndodh vetëm me Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
"Ndalu", aktivisti përplaset me Sara Milën: 4.2 mln
Arbër Lleshi

Aktivisti Arbër Lleshi ka debatuar me deputeten Sara Mila për financimin e koncertit të reperit Kaney West. Lleshi tha se dhënia e 4.2 milionë eurove për një këngëtar fashist është një rast unik për Shqipërinë. Ndërsa Mila i kujtoi se në protestën e qytetarëve ka simbole edhe më të rënda.

Debati në emisionin “Të Paekspozuarit”:

Lleshi: Neni 101 i Kushtetutës ku bazohet ky vendim për 4.2 milionë eurosh, thotë se Këshillli i Ministrave në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij nxjerr akte normative.

Mila: Emergjence.

Lleshi: Do të diskutojmë fjalën urgjencë dhe emergjencë?

Mila: Sigurisht, se nuk është fond emergjence.

Lleshi: Të lutem, ndalu se po bëhesh e pakëndëshme.

Mila: Mos e ki merak do të të ndërpres sa të më dojë qejfi.

Lleshi: 4.2 milionë euro për një këngëtar fashist është një rast unik, që ndodh në Shqipëri vetëm me Edi Ramën kryeministër.

Mila: Po ata në protestë me ato simbolet i keni parë? Apo vetëm Keni. Keni nuk është as shqiptar.

Lleshi: Zoti Rakipi zonja që keni ftuar në emision, as nuk i përfaqëson bëmat e qeverisë që i bën këto sepse është sjellë si figurë për të shpëlarë imazhin e vjetëruar të qeverisë. Zonjë ju. Është për të ardhur keq që një zonjë e brezit tonë të një qeveri të 13 viteve korrupsion. 

Mila: Sipas teje.

Lleshi: Po, sipas meje.

Mila: Po thuaj që është mendimi ynë personal, se nuk ke fakte. Thuaj kam një mendim dhe shprehe.

Lleshi: Mos më ndërprit.

Mila: Po të ndërpres sa të më dojë kokrra e qejfit. Po 13 vite nuk mund të thuash ti korrupsion. Ti po ke fakte thuaj, ja 13 vite korrupsion.

Lleshi: Nuk jemi në mbledhjen e partisë-shtet këtu.

Mila: Se te ato mbledhjet nuk flas unë, thoni ju, kështu që flasim këtu.

Lleshi: Ta shkruajnë përpara dhe e lexopn me zë të lartë.

Mila: Ja sa po pres të ma shkruajnë që ta jap përgjigjen ty.

Lleshi: Zonja nuk e përfaqëson qeverinë, dhe ata që përfaqësojnë qeverinë nuk kanë guximin të vijnë në këtë studio. Sepse nuk vijnë që të mbrohen.

 

arbër lleshi sara mikla kaney west

Lini një Përgjigje