
Përveç cilësisë së lartë në përbërje, Spanja shkon në gjysmëfinalen ndaj Francës edhe me besimin që i jep historia e përballjeve të fundit mes dy kombëtareve.
Iberikët synojnë të rikthehen në finalen e Kupës së Botës dhe të luftojnë për trofeun, ndërsa besojnë se edhe fanella e bardhë mund të jetë një ogur i mirë.
Për herë të tretë në këtë Botëror, Spanja do të zbresë në fushë me uniformën e bardhë, e cila deri tani ka rezultuar fatsjellëse.
Me këtë fanellë, spanjollët kanë regjistruar dy fitore minimale, 1-0 ndaj Uruguait dhe 1-0 ndaj Portugalisë.
Objektivi i “La Roja” ka qenë i qartë që në nisje të turneut, të sigurojë një vend në finalen e 19 korrikut në New Jersey dhe të luftojë për titullin botëror.
Për të realizuar këtë synim, skuadra spanjolle duhet të kalojë pengesën e Francës, një rivale që e ka mposhtur në dy përballjet e fundit me peshë.
Spanja triumfoi 2-1 në gjysmëfinalen e Euro 2024, ndërsa më herët kishte fituar edhe finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s me rezultatin spektakolar 5-4.
Me një bilanc pozitiv ndaj “gjelave” në ndeshjet e fundit dhe me besimin që i japin rezultatet e këtij Botërori, spanjollët shpresojnë të vazhdojnë traditën fituese dhe të sigurojnë një tjetër finale të madhe.
Lini një Përgjigje