TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Korrik 2026, 22:02

Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

Shkruar nga Pamfleti
Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë
Rama duke folur për 'Euronews Serbia'

Në një intervistë për Euronews Serbia, ndërsa Shqipëria po hyn në muajin e dytë të protestave të përditshme, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t'i lexojë ndryshe ngjarjet në rrugët e vendit. Sipas tij, qytetarët nuk protestojnë sepse janë të pakënaqur me qeverinë, por sepse... jetojnë më mirë dhe kërkojnë edhe më shumë.

Protesta është diçka shumë më e madhe se vetë tema. Nuk janë vetëm flamingo. Është shumë më tepër se kaq. Është një sinjal se vendi ka kaluar në një nivel tjetër, se zhvillimi është bërë normal, se njerëzit nuk janë më të gatshëm të vuajnë atë që mungon”, tha Rama në intervistë.

Sipas kryeministrit, protestat nuk janë pasojë e krizës, por e suksesit të qeverisë së tij, pasi qytetarët kanë rritur pritshmëritë.

Njerëzit janë gjithnjë e më pak tolerantë ndaj asaj që mungon. Kjo është arsyeja pse njerëzit duan më shumë. Ata e duan tani. Dhe nuk mund t’i fajësojmë për këtë. Ky është çmimi që paguajmë për suksesin tonë. Kjo, sipas mendimit tim, është një protestë ndaj pritjeve në rritje dhe ne duhet të përballemi me të”, u shpreh ai.

Rama shkoi edhe më tej, duke argumentuar se arsyeja kryesore e protestave është pikërisht fakti se standardi i jetesës është përmirësuar.

Pavarësisht se si e quajnë njerëzit, pavarësisht se sa ashpër kritikohen në fund të fundit, arsyeja është se njerëzit jetojnë më mirë. Dhe kjo është arsyeja pse ata duan shumë më tepër. Normalisht, shoqëritë e varfra kanë një prag shumë të lartë tolerance për atë që u mungon. Shoqëritë e zhvilluara dhe ato në zhvillim kanë një prag shumë më të ulët të asaj që është e pranueshme. Ata duan atë që mungon”, deklaroi kryeministri.

Në fund të intervistës, kreu i qeverisë u ndal edhe te ndryshimi i mentalitetit mes shoqërive të varfra dhe atyre në zhvillim.

Sepse, sapo e kuptojnë… njerëzit e varfër e kanë zakon të thonë: ‘Mund të ishte edhe më keq’. Njerëzit që nuk janë më të varfër kanë gjithmonë prirjen të thonë: ‘Por mund të ishte shumë më mirë’. Dhe ata kanë të drejtë. Mund të jetë shumë më mirë. I vetmi problem është të mos mbështetesh te recetat e gabuara, sepse atëherë situata mund të përkeqësohet shumë”, përfundoi Rama.

rama protestat

5 Komente

  1. R
    Ramo shkjau

    Rame shkjau po këndoja te shkijet. Qeni i qelbur. Heqje kete fëlliqësira se na qelbi! Ramo eshte kryeministri ma i mire qe e ka pas Nikola Paśići ne Shqiperi!

    1. A
      Andri

      E shikon ky qelbesir verdall ça behet apo shef vetem drejtoreshta dhe ministret qe ka?? O plak i poshter njerzit skane minimumin jetik!

      1. e
        edvin ramafia

        Po mor QENEF! A e din mor MUT se me sa lek ushqehen PENSIONISTET,eah..!? Si e mbyllin muajin ato mor SHKERDHATE?? A nuk din eah..ZHDUKU SA ME PARE!!! 4,2 milion euro,qe i dhe atij boles me 400 milion pasuri ne SHBA, do te kishin ndihmuar shume fondin e pensineve te pleqerise. L E G E N KRYEMUT !!!

        1. B
          Babawanga

          Po jetesa me e mire, akoma flitet per uje, drita 24 ore njelloj si ne kohen e baba qe is. Ne mes tw tiranes ska uji apo uji vjen me fekalie, ne mes te tiranes dhe ky thote njerezit jetojne me mire

          1. v
            vk

            Kjo eshte nje specie perverse! Nuk i duhet bere reklame!

            Lini një Përgjigje