TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2026, 23:01

Aksident fatal në Vlorë/ Makina përplas për vdekje 80-vjeçaren në qendër të fshatit Vranisht

Shkruar nga Pamfleti
Aksident fatal në Vlorë/ Makina përplas për vdekje
Aksident në Vlorë

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së martës në qarkun e Vlorës, ku një 80-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht. Automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti fatal.

vlore aksident

Lini një Përgjigje