TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Korrik 2026, 10:17

Plagosja e 22 vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori i krimit; sekuestrohet edhe thika 

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja e 22 vjeçarit në Fushë-Krujë, arrestohet autori i
Pamje nga vendgjarja

Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 22-vjeçari, i cili u godit me thikë mbrëmjen e së dielës në lagjen Grumbullimi, në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve, i arrestuari është Riza Miri. Gjatë ndërhyrjes, efektivët i gjetën dhe sekuestruan edhe thikën që dyshohet se është përdorur në plagosje.

Hetimet paraprake tregojnë se ngjarja nisi pas një konflikti për motive banale, i cili më pas u përshkallëzua në dhunë me përdorimin e thikës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Grumbullimi", ku, sipas të dhënave një debat për motive banale ka degraduar në dhunë.

Menjëherë pas incidentit, i riu është transportuar për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe, për shkak të plagëve të marra, është dërguar më pas në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar. 

plagosja e 22-vjecarit ne fushe-kruje

Lini një Përgjigje