TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2026, 18:11

44-vjeçari rrëzohet nga çatia e një objekti në Sarandë, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
44-vjeçari rrëzohet nga çatia e një objekti në
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë në punë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Sarandë, ku një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rënë nga lartësia e një objekti teksa po kryente punime për riparimin e çatisë.

Sipas burimeve zyrtare, i dëmtuari është shtetasi Besnik Lika, 44 vjeç, banues në Sarandë. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e qytetit, pasi dyshohet se ka rënë nga soleta e një objekti në lagjen nr. 4, ku po punonte për riparimin e çatisë.

Mjekët e Spitalit të Sarandës bënë me dije se 44-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore. Sipas vlerësimit paraprak, ai ka pësuar një frakturë në vertebrën torakale T8, dëmtim që i ka shkaktuar paralizë të gjymtyrëve të poshtme.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe nevojës për trajtim të specializuar, stafi mjekësor vendosi transportimin urgjent të tij me helikopter drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku pritet t'i nënshtrohet ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve të mëtejshme.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Sarandës, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse gjatë punimeve janë respektuar rregullat e sigurisë teknike në punë.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale, ndërsa pritet që pas administrimit të provave dhe marrjes në pyetje të personave të pranishëm të përcaktohen shkaqet e plota të ngjarjes.

me helikopter tirane aksident ne pune

Lini një Përgjigje