TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 22:42

Disavantazhi i pjesës së parë një “mallkim” në gjysmëfinalet e Botërorit, vetëm dy skuadra kanë bërë përmbysjen historike

Shkruar nga Pamfleti
Disavantazhi i pjesës së parë një “mallkim”
Francë-Spanjë

Të shkosh në pushimin e pjesës së parë në disavantazh në një gjysmëfinale të Kupës së Botës ka rezultuar pothuajse gjithmonë fatale. Statistikat e historisë së Botërorit tregojnë se përmbysja në këtë fazë të turneut është një mision tepër i vështirë.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm dy kombëtare kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në finale pasi e mbyllën pjesën e parë në disavantazh.

Rasti i parë daton në Botërorin e vitit 1990, kur Argjentina u përball me Italinë. Vendasit kaluan në avantazh me golin e Salvatore Skilaçit, por argjentinasit reaguan në pjesën e dytë, barazuan rezultatin dhe më pas triumfuan pas goditjeve të penalltive, duke prerë biletën për në finale.

Përmbysja tjetër historike erdhi në Kupën e Botës 2018. Kroacia e nisi në disavantazh ndaj Anglisë pas golit të shpejtë të kundërshtarit, por arriti të rikthehej në lojë. Ivan Perishiç barazoi shifrat, ndërsa Mario Mandzukiç realizoi golin e fitores në kohën shtesë, duke dërguar kroatët në finalen e parë të historisë së tyre.

Kjo statistikë nënvizon sa vendimtare janë 45 minutat e para në një gjysmëfinale të Botërorit. Në shumicën dërrmuese të rasteve, skuadra që shkon në pushim në disavantazh nuk arrin ta përmbysë rezultatin dhe mbetet jashtë finales.

francë spanjë kupa e botës

Lini një Përgjigje