Kupa e Botës po i afrohet fundit dhe gjithçka është përgatitur për ceremoninë madhështore të mbylljes së këtij kompeticioni. Organizatorët kanë planifikuar një event spektakolar, ku pritet të marrin pjesë disa prej emrave më të mëdhenj të skenës ndërkombëtare.
Mes yjeve që do të ngjiten në skenë do të jetë edhe këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini. Artistja do të performojë në ceremoninë që do të zhvillohet 90 minuta para nisjes së finales, së bashku me Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams, dy figura të tjera të rëndësishme të muzikës botërore.
Pjesë e këtij spektakli pritet të jetë edhe aktori i famshëm hollivudian Tom Cruise. Të tre artistët do të interpretojnë këngën “Desire”, himnin zyrtar të këtij edicioni të Kupës së Botës.
Ceremonia e mbylljes, e realizuar në bashkëpunim me “Balich Wonder Studio”, do të jetë një festë e pasionit, emocioneve dhe frymës globale që kanë karakterizuar edicionin e 23-të të Botërorit, i cili për herë të parë zhvillohet me 48 kombëtare pjesëmarrëse.
Lini një Përgjigje