TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 20:04

Luhet për një vend në finalen e Botërorit, Deshamp zgjidh dilemat e sulmit; De la Fuente nuk i beson yllit të Barçës

Shkruar nga Pamfleti
Luhet për një vend në finalen e Botërorit, Deshamp zgjidh
Franca dhe Spanja

Franca dhe Spanja do të matin forcat në Dallas në një duel spektakolar, ku në lojë është një biletë për finalen e madhe të Kupës së Botës.

“Gjelat” synojnë të sigurojnë finalen e tretë radhazi në turneun më të rëndësishëm të futbollit, ndërsa “La Roja” kërkon të përsërisë triumfin e arritur në “EURO 2024”.

Trajneri i Francës, Didier Deshamp, ka zgjedhur formacionin e tij më të mirë për këtë përballje. Në repartin ofensiv do të udhëheqin Olize, Dembele, Barkola dhe kapiteni Kilian Mbape.

Në kampin spanjoll, Luis de la Fuente do të duhet të bëjë pa mesfushorin Pedri, i cili mungon për këtë sfidë. Në vendin e tij pritet të aktivizohet Fabian Ruiz.

Skuadra që do të triumfojë në këtë duel do të sigurojë një vend në finalen e madhe në Nju Jork, ku do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Argjentinës.

Luhet për një vend në finalen e Botërorit, Deshamp zgjidh

franca spanja kupa e botës

Lini një Përgjigje