TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2026, 19:18

Babai i Lamin Jamal përplaset me gazetarët para gjysmëfinales me Francën: Çfarë doni, t’ju hedh telefonin? (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Babai i Lamin Jamal përplaset me gazetarët para gjysmëfinales me
Babai i Lamin Jamal, Munir Nasraui

Pak orë para ndeshjes gjysmëfinale mes Francës dhe Spanjës në Kupën e Botës, në qendër të vëmendjes është vendosur edhe babai i talentit spanjoll, Lamin Jamal.

Munir Nasraui është bërë protagonist pas një reagimi të tensionuar ndaj disa gazetarëve, të cilët iu afruan për ta përgëzuar për paraqitjet e jashtëzakonshme të djalit të tij.

Megjithatë, situata nuk shkoi ashtu siç prisnin reporterët. I bezdisur nga kamerat dhe filmimet, babai i Jamalit u ngrit dhe kërkoi që të ndalonin regjistrimin dhe ta linin të qetë.

“Ju lutem, mos më filmoni. Faleminderit”, dëgjohet të thotë Munir Nasraui në videon që më pas u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Ai më tej shtoi: “Nuk keni pse të më përgëzoni”.

Situata u tensionua edhe më shumë kur gazetarët nuk u larguan menjëherë, duke bërë që babai i sulmuesit të Barcelonës të reagonte me nervozizëm:

Çfarë doni, që unë t’ju hedh telefonin apo çfarë?”, u shpreh ai i irrituar.

Videoja e incidentit është bërë menjëherë virale dhe ka shkaktuar reagime të shumta. Një pjesë e tifozëve kanë dalë në mbrojtje të Munir Nasrauit, duke argumentuar se gazetarët kanë insistuar më shumë seç duhej dhe se filmimi është bërë pa dëshirën e tij.

Nga ana tjetër, disa kritikë e kanë konsideruar reagimin e tij si të tepruar dhe një sjellje jo të përshtatshme.

munir nasraui babai i lamin jamal

Lini një Përgjigje