Anglia është rikthyer mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Botës dhe tashmë është vetëm një hap larg finales, me synimin për t'i dhënë fund pritjes së gjatë për një titull botëror, që mungon që prej vitit 1966.
Merita për këtë ecuri i takon jo vetëm lojtarëve të talentuar të përfaqësueses angleze, por edhe trajnerit Tomas Tuhel. Edhe pse vendimet e tij për përzgjedhjen e skuadrës kanë ngjallur debat, tekniku gjerman ka arritur të ndërtojë një ekip konkurrues, të aftë për të synuar trofeun.
Tuhel vendosi të linte jashtë emra të rëndësishëm si Fil Foden, Kol Palmer dhe Hari Meguajër, zgjedhje që u shoqëruan me kritika të shumta. Megjithatë, rezultatet i kanë dhënë të drejtë, pasi Anglia ka siguruar një vend në gjysmëfinale dhe tani përgatitet të përballet me Argjentinën, kampionen në fuqi të botës, në një duel ku synon të rivalizojë denjësisht.
Në rast se anglezët arrijnë të shpallen kampionë të botës, Tuhel jo vetëm që do të hyjë në historinë e futbollit anglez, por do të përfitojë edhe një bonus prej 3 milionë paundësh.
Bëhet fjalë për një nga shpërblimet më të mëdha të parashikuara ndonjëherë për një trajner të Anglisë. Megjithatë, për Tuhel dhe tifozët anglezë, triumfi në Kupën e Botës do të kishte një vlerë shumë më të madhe se çdo shpërblim financiar, pasi do t'i jepte fund një pritjeje që zgjat prej gjashtë dekadash.
Lini një Përgjigje