Autoritetet belge kanë dhënë detaje të reja mbi tragjedinë e ndodhur në Bruksel, ku gjashtë punëtorë humbën jetën pas një zjarri në një kompleks ndërtesash në rikonstruksion.
Sipas bilancit të fundit, viktimat mbetën të bllokuara brenda një ashensori në momentin kur flakët u përhapën me shpejtësi përmes boshtit të tij në kompleksin Oxy, i cili ndodhet në një zonë qendrore të kryeqytetit belg.
"Janë gjetur gjashtë trupa", deklaroi një zëdhënëse e kryetarit të Bashkisë së Brukselit për agjencinë AFP, duke shtuar se kërkimet në ndërtesë vazhdojnë, por deri tani nuk ka të dhëna për viktima të tjera.
Nga ana e saj, përfaqësuesja e Inspektoratit të Punës, Valentina Marocki, tha se ekipet do të kontrollojnë edhe ashensorin e dytë.
"Do të kontrollojmë edhe ashensorin e dytë. Shpresojmë të mos gjejmë askënd aty", u shpreh ajo.
Zjarrfikësit u njoftuan pak para orës 08:00 të mëngjesit për zjarrin në kompleksin ku, në momentin e incidentit, po punonin rreth 200 persona.
???????? TERRIBLE INCENDIE PLACE DE BROUCKÈRE
— Geoffroy Coomans de Brachène ???????????????????????? (@GeoffroyCoomans) July 14, 2026
Mes pensées vont aux victimes, à leurs familles et à leurs proches. Tout mon soutien aux équipes de secours toujours mobilisées et à celles et ceux qui attendent des nouvelles des personnes encore portées disparues. ????️ pic.twitter.com/YnKGmkYQSE
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në vijim. Sipas autoriteteve, flakët u përhapën me shpejtësi përmes boshtit të ashensorit, duke bllokuar punëtorët që ndodheshin brenda.
Operacioni i shpëtimit përfshiu një numër të madh forcash zjarrfikëse dhe ekipe emergjence, të cilat evakuuan punëtorët e tjerë dhe vunë nën kontroll flakët.
Dy persona të plagosur me djegie u transportuan në Spitalin Ushtarak të Neder-over-Heembeek, ndërsa një zjarrfikës pësoi goditje nga nxehtësia dhe mori ndihmë mjekësore në vendngjarje.
Pas tragjedisë, në zonë mbërritën edhe Mbreti Philippe dhe kryeministri Bart De Wever, të cilët u informuan nga autoritetet për ecurinë e operacionit dhe hetimeve.
Ministri belg i Brendshëm, Bernard Quintin, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.
"Mendimet e mia janë me viktimat dhe të afërmit e tyre", shkroi ai në platformën X, duke falënderuar zjarrfikësit dhe të gjitha ekipet që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.
Hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit dhe rrethanat që çuan në bllokimin e punëtorëve në ashensor vijojnë.
Lini një Përgjigje