TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2026, 18:30

Shtëpia e Bardhë në flakë/ Pankartë tronditëse në Teheran, Netanyahu dhe familja Trump paraqiten në arkivole

Shkruar nga Pamfleti

Shtëpia e Bardhë në flakë/ Pankartë tronditëse

Një pankartë gjigante me mesazh kërcënues ndaj drejtuesve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është vendosur në Sheshin e Palestinës në Teheran, duke intensifikuar retorikën e Iranit pas zhvillimeve të fundit në rajon.

Pankarta, e cila sipas mediave duket se është krijuar ose përpunuar me ndihmën e inteligjencës artificiale, paraqet kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshorten e tij Sara Netanyahu të shtrirë në arkivole.

Në të njëjtën mënyrë shfaqen edhe Melania Trump, vajza e presidentit amerikan Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner.

Mbi imazhet është vendosur një mesazh në persisht dhe hebraisht: "Gjak për gjak, sy për sy".

Pankarta konsiderohet pjesë e fushatës së vazhdueshme të kërcënimeve të autoriteteve iraniane pas vrasjes së disa komandantëve të Gardës Revolucionare Islamike dhe vdekjes së liderit suprem Ali Khamenei.

Deri tani, kërcënimet janë drejtuar kryesisht ndaj presidentit amerikan Donald Trump. Një nga deklaratat më të forta erdhi nga Mojtaba Khamenei, i cili pas ceremonisë mortore të të atit deklaroi: "Betohemi se do të hakmerremi për gjakun tuaj dhe për gjakun e të gjithë atyre që u vranë në të dyja luftërat. Ky është vullneti i popullit tonë dhe duhet të realizohet në të ardhmen e afërt."

Sheshi i Palestinës në Teheran është përdorur prej vitesh nga autoritetet iraniane si një nga qendrat kryesore të propagandës kundër Izraelit.

Në të kaluarën aty janë vendosur pankarta në hebraisht me mesazhe si "Do të pendoheni", "Strehim", "Siguroni ushqime dhe furnizime", ndërsa pas vrasjes së Ismail Haniyeh u shfaq një tjetër pankartë me mbishkrimin "Prisni një ndëshkim të ashpër".

Në maj të vitit 2025, në të njëjtin shesh u vendos një pankartë në persisht dhe hebraisht me mesazhin: "Izraeli nuk do t'i shohë 15 vitet e ardhshme."

shba iran

Lini një Përgjigje