Pas tubimit para Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestën e 45-të përshkuan disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke deklaruar se nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit.
Protesta e 45-të kundër qeverisë u mbyll me një marshim në rrugët e Tiranës, ku mijëra qytetarë vijuan thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim politik.
Pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, protestuesit u nisën në këmbë përgjatë disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Marshimi kaloi edhe përgjatë Rrugës së Elbasanit, ku pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë dhe pankarta, ndërsa dëgjoheshin thirrje si "Rama, jep dorëheqjen" dhe "Revolucion".
Protestuesit deklaruan se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre dhe se do të vijojnë të dalin në rrugë deri në plotësimin e kërkesës kryesore për largimin e kryeministrit.
Sipas tyre, protestat e zhvilluara prej 45 ditësh kanë shtuar besimin se ndryshimi është i mundur dhe kanë inkurajuar gjithnjë e më shumë qytetarë t'u bashkohen tubimeve.
Lini një Përgjigje