TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Korrik 2026, 21:29

"Është rritur në Pejë", Robelli: Tirana nuk duhet të heshtë për deklaratën e ministres serbe

Shkruar nga Pamfleti
"Është rritur në Pejë", Robelli: Tirana nuk duhet
Enver Robelli

Gazetari Enver Robelli ka kritikuar mungesën e një reagimi zyrtar nga Shqipëria pas deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1998, do ta kishte "spastruar etnikisht Kosovën".

Robelli tha se Shqipëria duhet të mbajë një qëndrim në raste të tilla, duke theksuar se edhe Bashkimi Europian e ka dënuar publikisht deklaratën e ministres serbe.

"Mendoj që Shqipëria duhet të reagojë në raste të tilla dhe, në fund të fundit, nuk do të bënte një aksion spektakolar, por do të bënte atë që po bën edhe BE-ja. Shumë zyrtarë europianë kanë dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe dhe do të ishte logjike që këtë ta bënte edhe Shqipëria", u shpreh ai.

Sipas Robellit, mungesa e një reagimi nga Tirana nuk është një sinjal pozitiv.

"Prandaj mendoj që heshtja s'është shenjë e mirë për dinjitetin shtetëror të Shqipërisë, sepse kur shtete të tjera reagojnë dhe Shqipëria hesht, e shoh si mjaft problematike. E shoh problematike kur kryeministri i Shqipërisë nuk prononcohet kurrë në përvjetorët e gjenocidit në Srebrenicë", deklaroi gazetari.

Gjatë intervistës, Robelli zbuloi gjithashtu se ministrja serbe është me origjinë nga Kosova.

"Kjo zonja Paunoviç është me origjinë nga Peja, është rritur në Kosovë, i ka përjetuar vitet '90 dhe ka qenë dëshmitare e represionit të regjimit serb ndaj shqiptarëve. Të ëndërrosh dëbimin e gati dy milionë shqiptarëve një çerek shekulli pas përfundimit të luftës, nuk e quaj vetëm deformim diskursi, por edhe një deformim të rrezikshëm mental, që meriton ndoshta jo vetëm vëmendje politike, por edhe mjekësore", u shpreh ai në A2 CNN.

enver robelli ministrja serbe

1 Komente

  1. J
    Jeta

    Nuk eshte rastësi, asgje! Pikërisht dje rama bilbiloj ne mediat e shkjaut. Dhe pikërisht dje shkina ministresh ne qeverinë e vellaut te Rames dha kete deklarate.

    Lini një Përgjigje