TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Korrik 2026, 18:30

Aksident i rëndë në Gjirokastër, motoçiklisti përplaset nga një maune dhe humbet këmbën

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Gjirokastër, motoçiklisti
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së Viroit, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, motoçiklisti dyshohet se ka hyrë në korsinë ku po qarkullonte maunia, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy mjeteve.

Për shkak të impaktit të fortë, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar plagë shumë të rënda. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai ka humbur këmbën e majtë si pasojë e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës dhe shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat siguruan zonën dhe nisën veprimet hetimore për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi motoçikleta ka devijuar në korsinë e lëvizjes së maunes, por janë hetimet ato që do të përcaktojnë shkaqet dhe përgjegjësitë e plota.

aksident

Lini një Përgjigje