TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2026, 07:47

Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, plagoset rëndë e moshuara

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, plagoset

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, pranë fshatit Zham Sektor, ku një automjet tip fuoristradë përplasi një grua 75-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, Bajame Ramazani, 75 vjeçe, po përpiqej të kalonte autostradën për të shkuar drejt tokave bujqësore. Ajo kishte kaluar mbi trafikndarësen, rreth 50 metra larg mbikalimit, kur u godit nga automjeti që po qarkullonte në rrugë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, e moshuara pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në Spitalin e Lushnjës. Mjekët bëjnë të ditur se ajo ndodhet në gjendje kritike dhe po trajtohet në repartin e terapisë intensive.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kryen veprimet hetimore. Drejtuesi i fuoristradës është shoqëruar nga policia, ndërsa po punohet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

aksident lushnjë-rrogozhinë

Lini një Përgjigje