Kryeministri Edi Rama ka humbur durimin nga kritikat në rrjetet sociale dhe ka vendosur të zgjidhë problemin me një lëvizje të thjeshtë, duke bllokuar komentet.
Prej ditësh, në profilin e tij zyrtar në Facebook ka nisur një aksion për bllokimin dhe limitimin e komenteve.
Ky veprim ra në sy veçanërisht pas postimeve për koncertin e Kanye West, të cilin kryeministri e quajti "magji", ndërsa kritikët i kritikoi si zakonisht.
Por, sapo qytetarët filluan të kërkonin llogari për 4 milion eurot e buxhetit që u dhanë për këtë aktivitet privat, "magjia" u zhduk dhe komentet u bllokuan.
Kur nuk ke çfarë thua, mbyllja e mikrofonit mbetet zgjidhja më komode.
Ky izolim digjital tregon se makineria e vjetër e propagandës po çalon.
Për vite me radhë, faqja e tij dominohej nga duartrokitjet e patronazhistëve, por sot as algoritmet nuk po e fshehin dot më realitetin.
Rama në një video të postuar në rrjetet sociale të dielën, 12 korrik foli sërish për temën e shumëpërfolur të koncertit të Kanye West që u zhvillua në Tiranë.
Rama u shpreh se një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër këtij koncerti, me postimin që i ka të mbyllur komentet.

Pse, akoma ka facebook ky..???