TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Korrik 2026, 10:05

Vrau bashkëshorten me çifte, autori del sot para gjykatës së Shkodrës

Shkruar nga Pamfleti

Vrau bashkëshorten me çifte, autori del sot para gjykatës

Shtjefën Ziçi është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Shkodrës, ku do të njihet me masën e sigurisë, pasi dyshohet se vrau bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, në banesën e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi javën e kaluar në një banesë në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, 62-vjeçari dyshohet se e qëlloi bashkëshorten me armë gjahu, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Menjëherë pas ngjarjes, ai u arrestua nga shërbimet e Policisë.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, pista kryesore ku janë përqendruar hetimet lidhet me konfliktet dhe xhelozinë brenda çiftit. Megjithatë, hetuesit po vijojnë veprimet për të zbardhur plotësisht motivin dhe rrethanat e krimit.

Gjykata pritet të vendosë mbi kërkesën e Prokurorisë për masën e sigurisë ndaj 62-vjeçarit, ndërsa hetimet për çështjen vazhdojnë.

shtjefën ziçi gjykata e shkodrës vrasje

Lini një Përgjigje