TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Korrik 2026, 08:19

Nuk ka luajtur kurrë ndaj Anglisë, Messi paralajmëron "Tre Luanët" para gjysmëfinales së Botërorit

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka luajtur kurrë ndaj Anglisë, Messi paralajmëron "Tre
Lionel Messi

Argjentina dhe Anglia do të përballen mes tyre, në gjysmëfinalen e Botërorit, pasi kaluan pengesat e tyre rrugës.

Kjo ndeshje merr rëndësi të veçantë për Lionel Messin, pasi nuk është përballur kurrë me kombëtaren angleze në karrierën e tij.

Ai vlerësoi kundërshtarin, duke thënë se janë një skuadër e shkëlqyer dhe e fortë.

“Është një ndeshje e veçantë. është hera e parë që luaj kundër një skuadre si kjo. Kam luajtur kundër të gjithëve përveç Anglisë. Dhe është e veçantë sepse janë një skuadër e shkëlqyer, një fuqi e vërtetë, dhe është gjithmonë mirë të luash kundër skuadrave si kjo. Tani po përpiqem të pushoj sepse jemi stërvitur shumë, kemi kaluar shumë lodhje dhe skuadra po e ndjen këtë. Dhe po përpiqem të arrij atje në gjendjen më të mirë të mundshme për të bërë atë që kemi bërë deri më tani: të garojmë”, deklaroi Messi.

Anglia është i vetmi kundërshtar i madh që 39-vjeçari nga Rosario nuk e është përballur kurrë, as në kategori të tjera apo miqësore.

Herën e fundit që Argjentina dhe Anglia u përballën me njëra-tjetrën ishte në një miqësore, dhe Messi ishte i pranishëm.

Ishte 12 nëntori 2005, dhe Leo, i cili ishte thirrur nga Jose Pekerman dhe madje kishte luajtur në kualifikueset e Kupës së Botës, nuk mundi të merrte pjesë sepse u pezullua për ndeshje miqësore pas një kartoni të kuq kundër Hungarisë.

nuk ka luajtur kurrë ndaj anglisë

Lini një Përgjigje