TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2026, 08:45

Vijojnë kërkimet në Venezuelë, bilanci i viktimave nga tërmetet shkon në rreth 4 mijë e 500

Shkruar nga Pamfleti

Vijojnë kërkimet në Venezuelë, bilanci i viktimave nga

Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor vazhdon të rëndohet. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet, numri i të vdekurve ka arritur në 4.490, ndërsa 16.740 persona rezultojnë të plagosur.

Qeveria nuk ka dhënë ende një shifër zyrtare për personat e zhdukur. Megjithatë, pas tragjedisë, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) kishte paralajmëruar se numri i tyre mund të arrinte deri në 50 mijë.

Dy tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter, goditën vendin me vetëm 39 sekonda diferencë, duke shkaktuar dëme të mëdha, veçanërisht në veri të Venezuelës, në kryeqytetin Karakas dhe zonat përreth, si edhe në shtetin fqinj La Huira.

Mijëra banorë të prekur nga fatkeqësia vazhdojnë të jetojnë në kampe të përkohshme, ndërsa ekipet e shpëtimit nga Venezuela dhe vende të tjera po vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Sipas autoriteteve, mbi 850 ndërtesa kanë pësuar dëmtime, ndërsa 190 prej tyre janë shembur plotësisht.

viktima venezuele 4500 kerkime te plagosur

Lini një Përgjigje