TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 21:18

Revolta e qytetarit në protestë: 4.2 mln euro për spektakël, te Pediatria mungon gjeneratori

Shkruar nga Pamfleti

Revolta e qytetarit në protestë: 4.2 mln euro për spektakël,

Një qytetar, gjatë protestës së 42-të para Kryeministrisë, ngriti shqetësimin për shpenzimet e bëra për koncertin e Kanye West, duke e krahasuar situatën me mënyrën se si një shtet me ekonomi më të madhe menaxhon fonde të tilla.

Sipas protestuesit, organizimi i aktiviteteve të mëdha nuk duhet të bëhet në kurriz të shërbimeve bazë për qytetarët. Ai solli si shembull rastin e Turqisë, e cila sipas tij kishte ftuar më herët artistin amerikan, por pagesa ishte bërë nga buxheti i shtetit dhe jo nga fondet e emergjencave.

Qytetari kritikoi gjithashtu gjendjen e disa shërbimeve publike, duke përmendur mungesën e gjeneratorëve dhe karburantit në spitalin pediatrik, ndërsa kërkoi më shumë transparencë për përdorimin e fondeve publike.

“Tek pediatria nuk kishte gjenerator dhe karburant. Për interesa personale të dikujt që nuk dua t’ia përmend emrin, 4 mln euro e kusur paguhen për të paraqitur Shqipërinë kështu. Mjafton një shembull për të rrëzuar këtë propagandë të neveritshme. Turqia para disa vitesh ftoi këtë këngëtarin, por pagoi jo nga emergjencat, por nga buxheti i vet 4 mln euro. Buxheti i Turqisë është 50 herë më i madh se ai i Shqipërisë”, tha ai.

qytetar kryeministria kanye west proteste

Lini një Përgjigje