TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2026, 21:08

Aktivisti Florian Haçkaj nga protesta: Rama më sulmoi publikisht, por nuk na intimidon dot!

Shkruar nga Pamfleti
Aktivisti Florian Haçkaj nga protesta: Rama më sulmoi publikisht,
Aktivisti i Diasporës, Florian Haçkaj

Aktivisti i Diasporës, Florian Haçkaj, iu bashkua protestës së 42-të kundër qeverisë në Tiranë, ku deklaroi se sulmet publike të kryeministrit Edi Rama ndaj tij nuk do ta ndalin të marrë pjesë në protestat qytetare.

Haçkaj tha se kishte udhëtuar nga Zvicra së bashku me familjen për t'u bërë pjesë e tubimit, ndërsa shtoi se protesta po frymëzon gjithnjë e më shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Sipas tij, protesta tashmë ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë dhe po organizohet kudo ku jetojnë shqiptarë.

Haçkaj u bëri thirrje qytetarëve të mos tërhiqen, por të bashkojnë familjarët dhe miqtë në protestë, duke theksuar se vetëm përmes pjesëmarrjes masive mund të arrihet ndryshimi.

Ai kërkoi gjithashtu zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për fondet e kundërshtuara nga protestuesit dhe e mbylli fjalën me thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Sot kam ardhur nga Zvicra me familjen direkt në protestë. Jeni heronjtë e të gjithëve ne. Ka pasur protesta gjithandej, motivimi ynë jeni ju. Ky kryeministër i çnderuar bëri një video 7 minuta për mua, siç ka bërë për shumë prej jush. Qëllimi është intimidimi, nuk kemi frikë fare, as BB, as TB, që e kanë shpërndarë videon si dele. Këtu do të jemi përditë. Mos u intimidoni, këta turpërohen kur njerëz të lirë dalin përditë. Të merret vendimi i GJK që ato para të mos lëvrohen. Koha e frikës kaloi, sot është dita e 42-të. Merrni përdore miqtë e familjarët, kur zvogëlohet numri duhet të dalim të gjithë. Bashkimi e bën fuqinë. Rama të japë dorëheqjen”, tha aktivisti.

aktivisti i diasporës florian haçkaj proteste sulm rama

Lini një Përgjigje