TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Korrik 2026, 15:17

Është Mojtaba? Zbulohet identiteti i personit me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Shkruar nga Pamfleti
Është Mojtaba? Zbulohet identiteti i personit me maskë në
Burri me maskë në funeralin e Ali Khameneit

Sipas Iran International, burri i maskuar nuk ishte Mojtaba Khamenei, por Mohammad Javad Khamenei, nipi më i madh i Ali Khameneit.

Një person i maskuar u pa gjatë funeralit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, duke nxitur spekulime se ai mund të ishte pasardhësi i tij, Mojtaba Khamenei, i cili përflitet si lideri i ri suprem i vendit.

Personi u shfaq në rreshtin e parë të ceremonisë mortore, duke ndihmuar në zhvillimin e riteve fetare. Ai mbante një kapelë bejsbolli dhe një maskë të zezë që i mbulonte fytyrën, çka bëri që pamjet të qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale dhe të ngjallnin shumë aludime.

Megjithatë, sipas medias Iran International, burri i maskuar nuk ishte Mojtaba Khamenei, por Mohammad Javad Khamenei, nipi më i madh i Ali Khameneit.

Raporti thekson se Javad Khamenei pësoi djegie të rënda në fytyrë gjatë sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite të 28 shkurtit, sulme në të cilat mbeti i vrarë Ali Khamenei. Sipas raportimeve, edhe Mojtaba Khamenei u plagos rëndë dhe u shpërfytyrua gjatë të njëjtit sulm.

Mohammad Javad Khamenei është djali i Mostafa Khameneit, djalit të madh të Ali Khameneit dhe konsiderohet pjesë e brezit të ri të familjes së liderit iranian.

Ali Khamenei u varros të enjten pas një ceremonie mortore gjashtëditore, e cila, sipas mediave shtetërore iraniane, mblodhi deri në 43 milionë pjesëmarrës në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Mojtaba Khamenei publikoi të shtunën një mesazh në platformën Telegram, ku u zotua se do të hakmerret për vrasjen e të atit, duke lënë të kuptohet se tensionet në rajon mbeten të larta.

 

në funeralin e ali khameneit mojtaba

Lini një Përgjigje