TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Korrik 2026, 20:12

"Na quajtën agjentë dhe tentuan të na shantazhojnë familjarët ", Luçiana Kokaj: Nuk do të na trembin!

Shkruar nga Pamfleti
"Na quajtën agjentë dhe tentuan të na shantazhojnë
Luçiana Kokaj

Aktivistja Luçiana Kokaj në fjalën e saj në protestën e 43-të radhazi para Kryeministrisë, ku akuzoi qeverinë për përpjekje, sipas saj, për të intimiduar protestuesit dhe familjarët e tyre, duke theksuar se këto veprime nuk do ta ndalin lëvizjen qytetare.

“Qeveria na ka sulmuar që ditën e parë duke na quajtur agjentë, duke u marrë personalisht me ne dhe duke tentuar të intimidojë familjarët tanë. Por asnjë manovër nuk na largon nga e drejta jonë për të mbrojtur atdheun tonë”, deklaroi Koka gjatë fjalës së saj.

Ajo u shpreh se, pavarësisht etiketimeve dhe presioneve që, sipas saj, janë ushtruar ndaj aktivistëve, protesta ka vijuar të mbledhë çdo ditë qytetarë të moshave të ndryshme.

Sipas Kokës, prania e të rinjve, grave dhe familjeve në tubim është dëshmi se protestuesit nuk janë tërhequr nga qëllimi i tyre.

“Çdo ditë këtu shikojmë rini, gra, fëmijë e familjarë, të cilët nuk tremben nga asgjë”, tha ajo, duke bërë thirrje për vazhdimin e mobilizimit qytetar.

Luçiana Kokaj: Askush nuk mendonte se do qëndronim kaq gjatë. Ne duruam 85 vjet këtë sistem ,grabitje dhe zhvatje. Çfarë janë 43 ditë në jetët tona. Të vazhdojnë derisa Shqipëria të fitojë dinjitetin. Nuk ka verë, botëror pushime verore që largojnë shqiptarët nga sheshi. Ju bëj thirrje të jeni çdo ditë e më shumë, Shqipëria ka nevojë për ne. Fëmijët tanë të rriten me dinjitet në tokën e tyre. Qeveria na ka sulmuar që ditën e parë, si agjentë dhe duke u marrë me secilin prej nesh, asnjë manovër nuk na largon nga e drejta jonë për të mbrojtur atdheun tonë. Jam shumë e lumtur që çdo ditë shikoj këtu rini, familjarë që nuk tremben nga asgjë për të mbrojtur Shqipërinë.

luçiana kokaj protesta

Lini një Përgjigje