Pas ditësh negociatash dhe diskutimesh, Paolo Maldini ka vendosur të pranojë rikthimin në futbollin italian, duke marrë rolin e drejtorit teknik dhe presidentit të Club Italia, strukturës që koordinon ekipet kombëtare të Italisë.
Sipas mediave italiane, vendimi është marrë gjatë fundjavës, pas një periudhe reflektimi, duke i dhënë fund pritjes për rikthimin e ish-kapitenit legjendar të Milanit dhe Italisë në një rol drejtues.
Në projektin e ri do të përfshihet edhe Leonardo. Ish-drejtuesi brazilian pritet të marrë detyrën e këshilltarit (advisor), duke rikthyer bashkëpunimin me Maldinin pas eksperiencës së tyre te Milani. Pikërisht Leonardo ishte ai që e riktheu Maldinin në klubin kuqezi në verën e vitit 2018, duke nisur një periudhë të suksesshme për klubin.
Ndërkohë, pas emërimit të Maldinit, fokusi i Federatës Italiane do të zhvendoset te zgjedhja e trajnerit të ri të përfaqësueses. Emri favorit mbetet Roberto Mancini, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet të bëhet gjatë javës së ardhshme.
Lini një Përgjigje