TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Korrik 2026, 08:04

Skandal në tribunë, babai i Haaland shpërthen në të shara kundër lojtarëve të Anglisë

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në tribunë, babai i Haaland shpërthen në të
Babai i Haaland

Përballja çerekfinale e Kampionatit Botëror mes Anglisë dhe Norvegjisë ka prodhuar tension jo vetëm në fushë, por edhe në tribunë.

Babai i Erling Haaland, Alf-Inge Haaland, është filmuar duke reaguar ashpër ndaj mbrojtësit anglez Djed Spence, të cilin e ofendoi dhe ironizoi për një episod të diskutueshëm të ndeshjes, ndërsa nuk kurseu as kritikat ndaj arbitrimit.

Episodi ndodhi në minutat shtesë të takimit, kur Spence u fut në zonën kundërshtare dhe pretendoi se ishte penguar. Gjyqtari Clement Turpin sinjalizoi fillimisht për penallti në favor të Anglisë, por pas konsultimit me sistemin VAR ndryshoi vendimin. Arbitri francez akordoi goditje dënimi për Norvegjinë, duke vlerësuar se ishte vetë Spence ai që kishte iniciuar kontaktin.

Reagimi i Alf-Inge Haaland ishte i menjëhershëm. Kamerat e fokusuan atë në tribunë teksa bënte gjeste ironizuese me duart mbi kokë, duke lënë të kuptohej se anglezi kishte simuluar. Më pas ai ngriti dy gishtat lart dhe, sipas lëvizjeve të buzëve të kapura nga kamerat, u pa duke sharë me fjalët: "Shporru" (F off).

Pakënaqësia e ish-futbollistit norvegjez nuk përfundoi në stadium. Ai reagoi edhe në rrjetin social X, ku komentoi një postim për golin e dytë të Jude Bellingham, me të cilin Anglia kaloi në avantazh në kohën shtesë. Në reagimin e tij, Alf-Inge Haaland kritikoi hapur mënyrën se si u gjykua ndeshja.

skandal në tribunë babai i haaland

Lini një Përgjigje