TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2026, 22:29

Angli–Norvegji, publikohen formacionet zyrtare/ Tuchel lë jashtë Sakan, titullar Madueke; Haaland udhëheq nordikët

Shkruar nga Pamfleti
Angli–Norvegji, publikohen formacionet zyrtare/ Tuchel lë jashtë
Angli-Norvegji

Anglia dhe Norvegjia përballen mbrëmjen e sotme në Miami për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026, në një nga sfidat më të shumëpritura të fazës me eliminim direkt.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të dy skuadrave. Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka vendosur të bëjë ndryshime në 11-shen titullare, duke lënë në stol Bukayo Sakan, ndërsa nga minuta e parë do të luajë Noni Madueke.

Në mbrojtje rikthehet John Stones, ndërsa Ezri Konsa merr një rol të rëndësishëm në prapavijë pas mungesës së Jarell Quansah, i pezulluar. Në sulm, “Tre Luanët” i besojnë kapitenit Harry Kane dhe yjeve si Jude Bellingham.

Në krahun tjetër, Norvegjia zbret në fushë me skuadrën më të mirë, duke i besuar yllit të saj Erling Haaland, i cili ka qenë një nga protagonistët kryesorë të këtij Botërori. Pas eliminimit spektakolar të Brazilit në fazën e 1/8-ve, skuadra skandinave kërkon një tjetër sukses historik.

Përballja në Miami zhvillohet edhe nën ndikimin e kushteve të vështira atmosferike, me temperatura të larta dhe mundësi për stuhi në zonën e stadiumit, faktorë që mund të ndikojnë në ritmin e ndeshjes.

Anglia kërkon të mbajë gjallë ëndrrën për trofeun e Botërorit, ndërsa Norvegjia synon të vazhdojë përrallën e saj në turne, pas një prej rezultateve më befasuese të këtij kompeticioni.

Formacioni zyrtar i Anglisë: Pickford; Konsa, Stones, Guéhi, O’Reilly; Rice, Anderson; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane.

Formacioni zyrtar i Norvegjisë: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Wolfe; Berg, Berge; Bobb, Ødegaard, Schjelderup; Haaland.

 

angli norvegji

Lini një Përgjigje