TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Korrik 2026, 21:16

Nisin mosmarrëveshjet e para mes Murinjos dhe Perez, te Reali duhet zgjidhur i njëjti problem si me Çabi Alonson

Shkruar nga Pamfleti
Nisin mosmarrëveshjet e para mes Murinjos dhe Perez, te Reali duhet
Zhoze Murinjo-Florentino Perez

Zhoze Murinjo nuk ka ndërmend të bëjë kompromis. Sipas raportimeve nga Spanja, trajneri portugez dëshiron të ketë kontroll të plotë mbi çdo vendim që lidhet me skuadrën, por kjo mund ta vendosë menjëherë përballë presidentit Florentino Perez.

Mosmarrëveshja e parë mes tyre lidhet me Antonio Pintus, drejtuesin e përgatitjes fizike të Reali i  Madridit. Murinjo nuk e sheh pjesë të projektit të tij dhe kërkon ta zëvendësojë me Antonio Diasin, specialistin e Benfikës, i cili vlerësohet për punën e shkëlqyer në aspektin fizik dhe numrin e ulët të dëmtimeve te skuadra portugeze.

Megjithatë, vendimi nuk pritet të jetë i lehtë. Perez ka treguar edhe më parë se nuk heq dorë lehtësisht nga njerëzit e tij. Një precedent ekziston edhe me Çabi Alonson, i cili kishte kërkuar largimin e Pintus, por presidenti madrilen refuzoi ta shkarkonte, duke bërë që trajneri spanjoll të vazhdonte bashkëpunimin me të.

Tashmë mbetet të shihet nëse Florentino Perez do t'i japë Murinjos lirinë për të ndërtuar stafin sipas dëshirës së tij, apo do të mbajë të njëjtën linjë si në të kaluarën. Nëse ndodh kjo e dyta, përplasja e parë mes dy figurave të forta të Realit të Madridit mund të jetë vetëm fillimi.

zhoze murinjo florentino perez real madrid

1 Komente

  1. T
    Tony

    Poor Mourinho, he is still honest and clean person. The thing is that he still believes in trust which died long time ago in the world of football. Football is corrupted to the scale of dirty Mafia. Respect for the tough man and special one coach.

    Lini një Përgjigje