TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Korrik 2026, 13:46

Vrau bashkëshorten para derës së shtëpisë, dalin pamjet e kamerave të sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Vrau bashkëshorten para derës së shtëpisë, dalin pamjet
Momenti para vrasjes

Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që dokumentojnë vrasjen e 54-vjeçares Bardha Ziçi në Shkodër, krim për të cilin është arrestuar bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Në pamjet e siguruar, 62-vjeçari shihet fillimisht duke hyrë në banesë dhe, vetëm pak çaste më vonë, del me një armë gjahu në duar. Ai hap portën e oborrit, kontrollon zonën përreth dhe më pas hyn në ambientin e biznesit familjar, ku ndodhej bashkëshortja.

Pak sekonda më pas dëgjohen dy të shtëna arme, të cilat rezultuan fatale për Bardha Ziçin. Pas krimit, autori largohet nga ambienti me qetësi dhe në pamje shihet duke folur në telefon.

Pamjet e kamerave nuk janë publikuar për arsye etike, por ato konsiderohen një provë e rëndësishme në hetim.

Ndërkohë, dëshmia e Shtjefën Ziçit ka ndryshuar. Fillimisht ai pranoi para policisë se kishte vrarë bashkëshorten, ndërsa më vonë deklaroi se arma ishte shkrepur pa dashje. Megjithatë, sipas të njëjtit burim, pamjet e kamerave bien ndesh me këtë pretendim dhe dokumentojnë lëvizjet e tij para dhe pas ekzekutimit.

Çifti ishte prind i dy fëmijëve të rritur. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza në Shkodër.

 

vrau bashkeshorten ne shkoder bardha ziçi

Lini një Përgjigje